Nuk mund të mungonte spektakli në ndeshjet e para që do të vendosin mbretëreshën e futbollit në kontinentin e zi, por Kupa e Kombeve 2017 ka ofruar gjithashtu edhe befasia në start të këtij turneu.

Guinea Bisau fitoi pikën e parë në historinë e saj në këtë garë, duke marr një barazim ndaj përfaqësueses që po e organizon garën Gabonit. Ngjyrat, kërcimet dhe skenografia unike ishin prezente në hapjen e turneut dhe vendasit nën presionin e madh që kanë si vendas gabuan në fund. Pierre-Emerick Aubameyang ishte më i prituri mes 30 mijë tifozëve të pranishëm dhe nuk zhgënjeu me një gol të lehtë për aftësitë e tij. Por, kur Gaboni po përgatitej për festën, erdhi dhe befasia e hidhur në minutën e 90, me barazimin e Juary Soares.

Emocione edhe në ndeshjen mes Burkina Fasos dhe Kamerunit, që gjithashtu u mbyll 1-1, por në kontrast me hapjen kishte një lumë rastesh dhe aksionesh. Benjamin Moukandjo e kaloi në epërsi Kamerunin, por Issoufou Dayo barazoi reazultatin 15 minuta para fundit.

Grupi A ka kështu 4 skuadra me nga një pikë secila.

Artikulli paraprakUjkani telefonon Manajn: Hajde te Pisa, Gatusso është trajner ideal për…?
Artikulli tjetërPep Guardiola pa koment pas shkatërrimit nga Evertoni, ja deklarata e tij