Ronaldinho dëshmoi edhe një herë se klasa është e përhershme pasi ai dha një shfaqje fantastike në përplasjen e legjendave midis Barcelonës dhe Real Madridit.

Ish-ikona nga Nou Camp u shfaq së bashku me një mori shokësh të mëdhenj të të gjitha kohërave në ndeshjen argëtuese mbrëm në Tel Aviv, Izrael, dhe shpejt vodhi shfaqjen e gjithë Botësm shkruan Korneri.net

Ishte Real Madridi që triumfoi pasi shënoi një fitore të vështirë 3-2, me golat nga Pedro Munitis, Alfonso Perez dhe Ruben de la Red, që zgjidhën takimin, ndërsa Ronaldinho dhe Jofre Mateu realizuan për Barcelonën.

Ishte ndeshje që kënaqën shumë tifozë në stadium, ndërsa për lexuesit tanë e kemi siguruar edhe videon me momentet më të mira. /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here