Ka kohë që nuk kemi parë lojë si kjo.

Leipzigu ruan kryesimin e Bundesligës pasi barazoi 3-3 në “Sigal Iduna Park”, pikërisht ndaj Borussias së Dortmundit, që i kërcënonte pozicionin si lider i elitës së futbollit gjerman.

Edhe verdhezinjtë e mbyllën pjesën e parë në epërsi të dyfishtë me gola të Weigl dhe Brandt, nuk mundën ta administronin avantazhin, duke u ndëshkuar me dy gola të Werner. Sërish Dortmundi iu afrua fitores me golin e 3-2 të shënuar nga Sancho, por reagimi i Leipzigut erdhi në minutën e 78-të me finalizimin e Patrik Schic.

Leipzigu mbetet në krye të Bundesligës me 34 pikë, 3 më pak se Borussia e Monchengladbachut, ndërsa Dortmundi mban gjithashtu të njëjtin pozicion që kishte, pra vendin e tretë.

Në takimet e tjera Augsburgu mposhti 3-0 Dusseldorfin, ndërsa Hoffenheimi iu imponua 0-2 Union Berlinit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here