Pas një periudhe të arrët, Roma i kthehet fuqishëm fitoreve.

Pas triumfit një javë më herët te Verona, skuadra kryeqytetase mposhti edhe Beneventon në shtëpi me rezultat 5:2, në një ndeshje fantastike, me raste dhe shumë gola, shkruan Korneri.net.

Mysafirët për befasi të parët shënuan gol me anë të talentit të madh Gilherme, por shpejtë Roma barazoi përmes mbrojtësit Federico Fazio.
Pas shumë javësh shënoi gol edhe boshnjaku Edin Dheko që mori një top si me dorë nga talenti turk Cengis Under.
Pikërisht futbollisti në fjalë ishte protagonist i dy golave të radhës që ishin secili më i mirë se tjetri, ndërsa shumë shpejtë Benevento shënoi edhe golin e dytë me anë të Enrico Bringola, pork jo nuk ishte e tëra pasi në kohën shtesë akordohet penallti për Romën prej nga realizoi Gregoire Defrel final.

Roma kaloi Lazion në tabelë pasi ka 47 pikë, një me shumë se rivali i përjetshëm lokal dhe vetëm një më pak se Interi që gjendet në pozitën e tretë, kurse Benevento mbetet i fundit me vetëm 7 pikë. /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here