Milann dhe Real Madrid, dhuruan spektakël në prani të 100.000 shikuesve në Rose Bowl (Pasadena) të DH.B.A-së, në turneun që mbahet atje çdo vit.

Real Madridi e fitoi ndeshjen 2-3, më tepër në saje të gabimeve të mëdha që bën portieri Sportiello, dhe mbrojtësit Tomori e Kjær, pasi pjesa e parë ishte totalisht e rosonerëve, shkruan Korneri.net

I pari rrezikoi Colombo, gati të shënonte në minutën e 17-të, pas një goditje nga jashtë zonës. Pulisic ishte asistues i golit të parë të realizuar nga Tomori me kokë, (goditje nga këndi), për ta lëshuar një rast të mirë edhe Messias, i cili pak më vonë u detyrua të largohej nga fusha me një problem muskulor. Romero hyn në vend të tij dhe shënoi supergol nga rreth 20 metra.

Në pjesën e dytë, Ancelotti futi menjëherë të gjithë titullarët dhe gjeti përgjigjet që kërkonte. Sportiello fillimisht intervenoi bukur te rasti i Rodrygo, për t’ia fal golin mesfushorit Valverde. Kalojnë pak më pak se 60 sekonda kurTomori këtë herë ai që i jep topin në mënyrë të çuditshme Valverdes i cili falënderon dhe shënon për barazim.

Në 15 minutat e fundit të ndeshjes, Pioli fut Theo dhe titullarët e tjerë (gjithashtu një debutim për Reijnders) dhe Milani i afrohen dy herë golit, fillimisht me Giroud dhe më pas me Romeron. Gjashtë minuta nga fundi, Modric asistoi te Vinicius, i cili la Kjaer mbrapa shpinës dhe lehtësisht shënoi golin e fitores për Blancos. /Korneri.net

Artikulli paraprakVerstappen nuk ka konkurrentë, fitoi për herë të shtatë rresht
Artikulli tjetërSommer “fluturon” drejt Japonisë, por jo me zikaltrit