Pa asnjë dyshim, ndeshja më e bukur dhe më spektakolare për këtë fundjavë u zhvillua në stadiumin Diaego Armando Maradona, ku kampioni aktual i Italisë, Napoli barazoi 2-2 me Milanin, në një super ndeshje,.
Si shkoi rrjedha e lojës, duhet pranuar se Napoli u nxorr shumë mirë, sepse Milan vetëm në pjesën e parë ka mundur lirisht dhe lehtë të shënonte hiq më pak se pesë gola, por rosonerët që fluturonin në fushëm shënuan dy herë me golat e Olivier Giroud, shkruan Korneri.net
Dhe, zakonisht ashtu ndodh, kur njëra skuadër shpërdoron aq shumë raste, edhe pritet të dënohet.
Ashtu edhe ndodhi, sepse Napoli shpejt përmes Matteo Politano. Inercioni i lojës e çonte Napolit përpara, dhe pas një faulli shumë të dyshimtë 22 metra larg portës së Milanit, e ktheu në gold he atë shumë të bukur Giacomo Raspadori për rezultatin final.

Në minutat e fundit, Milan pati rast të 100% me Davide Calabria i cili e (futi të xhep) gjeorgjianin Khvicha Kvaratskhelia, i cili në minutën e 95 përpak nuk shënoi golin e fitores, por Maignan largoi topin me këmbë.
Ishte ky barazimi i parë i Milanit sivjet që mbetet i treti me 22 pikë, tri më pak se Inter, ndërsa Napoli mbetet i katërti me 18 pikë. /Korneri.net