Që në start spektakël në Premier League. Ndeshja kruyesore e xhiros së parë e zhvilluar në Emirates ndërmjet Arsenal dhe Liverpool, dhuroi hiq më pak se shtatë gola, emicione dhe raste të panumërta, por që në fund të gëzuar dolën lojtarët dhe tifozët e Liverpool pasi ata fituan 3-4, kurse menjëherë shuplakë e rëndë për trajnerit Arsene Wenger.

Kur Theo Walcott e huqi penalltinë e vetëm pak sekonda më vonë shëni për skuadrën e tij, u krijua përshtypja se “togjinjtë” mund të shënojnë fitore që në start të këtij edicioni, mirëpo braziliani i famshëm Phillippe Coutinho me dy gola të tij fillimisht e barazoi rezultatin e më pas shënoi edhe golin e tretë për Liverpool vetëm pak minuta pasi Adam Lallana shënoi për 1-2.

Debakli ishte në prag kur Sadio Mane në debutim për Liverpool shënoi për 1-4, mirëpo disi kjo humbje u zbut me golat e këmbëshpejtit Alex Oxlade-Chamberlain dhe Calum Chambers.

Granit Xhaka u inkuadrua në lojë në minutën e 67’ në vend të Elneny, dhe vetëm pak minuta më vonë u ndëshkua me karton të verdhë.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here