U zhvilluan gjashtë ndeshje në NBA, në mbrëmjen në mes të martës dhe të mërkurës, por padyshim ajo kryesorja ishte në AT&T Center në San Antonio ku skuadra me të njëjtin emër mposhti Oklahoma City me rezultat 108:94, në ndeshje spektakolare që treguan këto dy skuadra.
Ishte gjithçka e barabartë deri në dy minutat e fundit kur vendasit u shkëputën në epërsi jo më të lartë se 10 pikë, të cilën ia dolën ta menaxhojnë, dhe në fund të shkojnë në +14 pasi mysafirët u dorëzuan.

Kahwi Leonard me 36 pikë dhe Lamarcis Aldridge me 25, ishin liderët e Spurs, kurse nga ana tjetër u dalluan Russell Westbrook me 27 pikë e 14 asistime dhe Steven Adams me 16 pikë e 12 kërcime.
Ishte kjo humbja e 21 e Thunder, ndërsa fitorja e 37 e Spurs.

Houston e harroj humbjen e kaluar nga Memphis për ta mposhtur Sacramento Kings 105:83, në duelin që u dominua në tërësi nga vendasit. Për çudi, edhe pse Rockets fitoj dhe atë bindshëm nuk jemi mësuar ta shohim basketbollistin kryesor James Harden t’i shënoj vetëm 10 pikë siç i ndodhi në këtë duel. I shtoi 8 asistime dhe 7 kërcime, por detyrën për të shënuar e kishte Ryan Andreson që realizoi 25 pikë e 11 kërcime.
Te Kings u veçua DeMarcis Counsins me 16 pikë.

Më në fund fitore shënoi edhe Lakers që mposhti 120:116 Denver Nuggets, mirëpo për skuadrën e famshme ishte ky vetëm gëzimi i 17 sezonal.
Ishin tre basketbollistë në formë të mirë në këtë duel te Lakers. Nick Young shënoi 23 pikë, Dangelo Russell 22 pikë e 10 kërcime dhe Lewis Wlliams 20. Te mysafirët më të mirët ishin, Wilson Chandler me 26 pikë, kurse Garry Harris dhe Danilo Gallinari i shtuan nga 17 pikë secili.

Toronto – New Orleans 108:106
Washington – New York 117:101
Houston – Sacramento 105:83
San Antonio – Oklahoma 108:94
Portland – Charlotte 115:98
Lakers – Denver 120:116

Artikulli paraprakDëshiron nivel më të lartë, paralajmëron largimin në fund të stinorit
Artikulli tjetërBundesliga me rekord transferimesh