Ndeshje e jashtëzakonshme në Anfield Road që ishte përplot me tifozë për të parë miqësoren e legjendave të Liverpool dhe Bayern Munchen.
Ata që ishin në stadium janë ndarë të kënaqur me lojën që panë, sepse ia vlejti çdo funtë e paguar për këtë spektakël futbolli i cili dhuroi hiq më pas se 10 gola, por definitivisht skuadrat u ndanë miqësisht 5:5, përcjell Korneri.net
Golat në këtë ndeshej i shënuan, Owen, Kuyt, Kvarme dhe dy herë Fowler për Liverpool, kurse te Bayern realizuan, Luca Toni, Sergio, Alonso dhe dy gola të tjerë Zickler, por duhet theksuar se Xabi Alonso luajti për dy dyja skuadrat, sepse pikërisht karrierën më të lacdishme e kaloi te Liverpool, kurse e përfundoi pikërisht te bavarezët.
Formacionet e skuadrave ishin këto:
LIVERPOOL : Dudek (James), McAteer (Kvarme), Agger, Carragher, Riise (Babb), McManaman (Berger), Gerrard, Fowler (Garcia), Owen (Smicer (Rush (Aldridge), Alonso (Hamann (McAllister)), Kuyt.
BAYERN MUNCHEN: Butt (Gospodarek), Ze Roberto, Demichelis, Lizarazu, Matthaus (Pflugler), Tarnat (Alonso), Zickler, Sergio (Misimovic), Makaay (Ottl), Elber, Toni (Zimmermann).