Perëndimi-Lindja 192:182, në ngjarjen kryesore të spektakltit All Star Game vikendit që u mbajt në Neë Orleans.
Në periudhën e fundit tifzoët filluan të brohoritnin “De-Fense!”, por DeAndre Jordan qendra e Perëndimit nga stoli u ngrit duke thënë “Jo,Jo!”

374 pikë kanë shënuar në total të dyja skuadrat, që është rekordi i ri i në ligën më të fortë të basketbollit në botë.
Anthony Davis poashtu hyri në histori pasi shënoi rekord 52 pikë, që është 10 më shumë se Wilt Chamberlain. Anëtari i New Orleans i ka kënaqur tifozët pasi edhe e theu rekordin e gjatë plot 55 vjet, dhe padyshim se ai u shpall MVP.
Përveç që shënoi çerekun e pikëve për skuadrën e tij, Davis e theu edhe dy rekorde në All Star Game: hjuajti 39 herë, dhe shënoi 26 prej tyre.

Pas tij luajti shumë mirë edhe Russell Westbrook me 41 pikë për vetëm 20 minuta lojë, prej të cilave 12 pikët e para i shënoi për tre pikë.
Kur jemi te koshashënuesit, atëherë të permendim edhe Kevin Durant që shënoi triple-double, 21 pikë, 10 pikë e 10 asistime, derisa Stephen Curry i shtoi 21.
Te Lindja më i miri ishte greku bio Giannis Antetokounmpo me 30 pikë, dhe ploit 12 ngulitje. LeBron James realizoi 23 pikë, por bëhet basketbollisti i parë në All-Star që ka shënuar 300 pikë.
Kyrie Irving i shtoi 22 pikë e 14 asistime, derisa Isaiah Thomas shënoi 20 pikë.

Artikulli paraprakBarcelona fitoi me një penallti të sekondave të fundit
Artikulli tjetërZyrtare: Shkarkohet Juric, Mandrolini trajner i Genoas