Kjo është La Liga, kampionati më i mirë në botë.

Atë që dhuruan Betis dhe Real Madrid, ndodh dhe shihet shumë rrallë sepse përveç tetë gola të shënuar, u panë raste të bukura, akcione perfekte dhe në fund me fitoren 3:5 të Real Madridit, shkruan Korneri.net

Talenti i madh Marco Asensio e nisi serinë e golave për të shënuar më pas dy herë Betisi me golat e Aissa Mandi dhe autogoli i Nacho Fernandez.
Por, Reali nuk do të ishte skuadër e madhe po të mos u rikthente fuqishëm në pjesën e dytë.
Sergio Ramos me kokë e barazoi rezultatin, për ta kaluar sërish në epërsi Marco Asensio.
Në një ndeshje si kjo nuk ka mundur të mungonte goli i Ceristiano Ronaldos, derisa sërish Betis shpresoj për barazim eventual kur Sergio Leon shënoi pesë minuta para fundit.
Mirëpo, më i kritikuari te Reali në muaj e fundit Karim Benzema i dha fund këtij spektakli me golin e pestë të skuadrës së tij.
Reali sërish i katërti me një pikë më pak se Valencia. /Korneri.net

Artikulli paraprakMilan nuk ndalet
Artikulli tjetërLajmi më i keq i mundshëm për Zidane dhe Real Madridin