Menaxheri i Manchester United, Jose Mourinho vendosi një rekord të keq në Old Trafford.
“Djajtë e kuq”e nxorën një pikë me Evertonin në minutën e fundit të kohësh shtesë, dhe kështu vazhduan serinë e gjatë prej 20 ndeshjeve pa humbje.

Megjithatë, nën drejtimin e portugezit, klubi nga Old Traffoprd në 16 ndeshjet e fundit në shtëpi ka shënuar vetëm gjashtë fitore, nëntë barazime dhe vetëm një humbje, duke i fituar 37,5% të pikëve në shtëpi.

Tommy Docherty në edicionin 1973/74 në Old Trafford pati fituar 35% të pikëve, andaj Mourinho pas tij është trajneri më i dobët në këto statistika.
Louis Van Gaal për dy vite të kaluara te Man.United 2-14/16, i fitoi 68% të pikëve në shtëpi, kurse Davis Moues në edicionin 2013/14 i fitoi 44%.

Më i miri ishte Alex Ferguson i cili nga viti 1986 deri më 2013, i kishte regjistruar 370 fitore në Old Trafford nga gjithsej 517 ndeshje, që i bie 72% të pikëve.

Artikulli paraprakGjilani mposhti edhe Lirinë
Artikulli tjetërShitet për këtë çmim!