Në bazë të raporteve të mediave italiane, skuadra ruse e Spartakut të Moskës ka arritur marrëveshje në parim me sulmuesin brazilian, Luiz Adriano, i cili është totalisht jashtë planëve të Vincenzo Montellas.
Bëhet e ditur poashtu se Luiz Adriano me gjasa të mëdha do ti bashkohet skuadrës ruse në ditën e para të janarit, por për një levizje të tillë duhët të pajtohen edhe zyrtarët e Milanit, pasi gjithçka varet nga oferta financiare.