David Fernández Borbalán, do të jetë gjyqtari i ndeshjes së dytë kualfikuese për botërorin 2018, Kosovë-Kroaci. 43-vjeçari i lindur në Almeria, është gjyqtar profesionist i cili nga viti 2004 referon në elitën e futbollit spanjoll (La Liga), kurse nga viti 2010, është edhe në listën e gjyqtarëve të UEFA-së.

Duhet theksuar se është njëri ndër gjyqtarët më të rreptë në Spanjë, pasi shumë lehtë i ndëshkon lojtarët edhe me kartonë të kuq.

 

Artikulli paraprakZyrtare: Arbër Zeneli mund të luajë për Kosovën
Artikulli tjetërTronditet Kroacia: Tjetër lojtar kryesor mungon ndaj Kosovës