Zyrtarët e lartë të Federatës së Futbollit të Spanjës (La Liga) ka kërkuar nga UEFA, që të hetoj klubet Manchester City dhe Paris SG për prishjen e rregullave të Fair-play financiar.

Presidenti i Ligës së Spanjës, Javier Tebas mendon se City, në pronësi të konsorciumit Abu Dhabi dhe PSG që gjendet në duart e konsorciumit të Katarit, po e shfrytëzojnë ndihmën e shtetit për të shpenzuar aq shumë para të cilat po e prishin shumë industrinë e futbollit dhe garave avropiane, përcjell Korneri.net.

“Ndihma shtetërore e PSG dhe Man City shtrembërojnë garat evropiane dhe krijojnë një spirale të inflatueshme që dëmton industrisë së futbollit. UEFA duhet të zbatojë rregullore për të shmangur diskriminimin mes klubeve,” tha Tebas.

Sipas rregullores, klubi nuk guxon të shpenzojë më shume se sa ka fituar.
PSG gjatë kësaj vere e ka transferuar braziliani Neymar për 222 milionë euro nga Barcelona, ndërsa Kylian Mbappe për 180 miliojë nga Monaco, edhe pse francezi i ri është marr si huazim në mënyrë që nënkampioni francez të mos futet në llupën e UEFA-së, për fair-play financiar, por shumica e mediave shkruajtën se rregullorja është prish.

Nga ana tjetër Man.City harxhoi 220 milionë euro për ta marr lojtarë si, Ederson (Benfica), Danilo (Real Madrid), Benjamin Mendy (Monaco), Bernardo Silva (Monaco) dhe Kyle Walker (Tottenham).
UEFA tashmë ka marr hapat e parë për PSG, ndërsa Man.City ende nuk ka ardhur në rend. /Korneri.net

Artikulli paraprakUS Open, eliminohen Muguruza e Sharapova
Artikulli tjetërConte e largon sulmuesin Costa edhe nga lista e…