Pasi që FIFA disa orë para ndeshjes Bolivi-Argjentinë e dha lajmin zyrtarë se Lionel Messi është i dënuar me katër ndeshje moslojë për shkak të fyerjes ndaj gjyqtarit anësor në ndeshje kundër Kilit, është dëgjuar edhe zëri i Barcelonës.

“Vlerësojmë se dënimi i Messit është i papranueshëm dhe i padrejtë. Messi është një shembull ide li një sportisti brenda dhe jashtë fushës. Jemi të shokuar me këtë vendim”, është thënë një komunikatën e klubit blaugran.

Mirëpo, mediat spanjolle shkuan edhe një hap tutje duke e akuzuar FIFA-n, se ata po i hakmerren argjentinasit që nuk ishte prezenrt në ndarjen e futbollistit të vitit sipas FIFA-s, andaj titutujt e gazetave katalunase ishin “Hakmarrja e FIFA-s, dhe Skandal”.

Artikulli paraprakNë Skenderaj pa fitues dhe pa gola
Artikulli tjetërFC Prishtina një nga klubet rekordmene në futbollin botëror me këtë fakt….