Nuk ka telashe trajneri i madh dhe i kampionëve anglez Chelsea, Antonio Conte as kundër Evertonit që e mposhti 2:0.
Blutë e Londrës në mugesë të belgut Eden Hazard shënuan fitoren e dytë rresht pas asaj në derbin lokal nga Tottenham ndërsa këtë herë viktimë e tyre ishte Evertoni që ishte shumë i dobët në Stamford Bridge, shkruan Korneri.net.
Kampionët ishin bindshëm më të mirë dhe me pak fat kanë mundur të fitojnë edhe më bindshëm, por mjaftuan golat e dy spanjollëve të famshëm.
Cesc Fabregas e kaloi në epërsi Chelsea pas një pasimimi të dyfishtë me Alvaro Morata, ndërsa pikërisht ish anëtari i Real Madridit, e realizoi golin e dytë pas asistimit të spanjollit tjetër Cesar Azpiliqueta.
Chelsea tashmë ka 6 pikë, dhe po tregon se ende është njëri ndër favoritët kryesor për titull, pavarësisht humbjes befasuese në xhiron e parë në shtëpi nga Burnley. /Korneri.net