Hendbollistët e Spanjës janë mbretërit e Evropës.

Ata në finalen e madhe në Arenën e Zagrebit, mposhtën Suedinë favorite me rezultat 29:23, dhe kjo është dashur të ndodh ndonjëherë sepse spanjollët kishin pësuar humbje në katër finale të evropianeve të kaluara, përcjell Korneri.net.

Loja nisi në mënyrën më të mirë të mundshme me shumë gola dhe luftë në mbrojtje, por ishin suedezët që kaluan në epërsi prej 7:4, e më pas në pushim shkuan me dy gola epërsi (14:12).
Megjithatë, Spanja tregoi karakter të lartë në pjeën e dytë dhe me shumë e dështën fitoren.
Me mbrojtje të fortë dhe me portierin në top formë Arpad Sterbik që priti tetë gjuajtje, spanjollët nisën të kthehen në lojë, të kalojnë në epërsi e cila arriti në +4 gola (19:15) pas një serie të hatashme 7:1.

Me kalimin e kohën suedezët nga nërvoza e madhe humbnin topin duke mos shënuar, e nga ana tjetër pranuar gola të lehtë, dhe kështu titulli shkoj në Spanjë.
Më meritorët në këtë triumf të madh ishin, David Balaguer dhe Ferran Sole me nga 5 gola, kurse te Suedia u dalluan, Jasper Nielsen me 5 gola dhe Niclas Ekberg me 4 gola të shënuar. /Korneri.net

Artikulli paraprakTri “epizodet” që ia dhanë fitoren Barcelonës
Artikulli tjetërVideo: Guardiola kapet me gjyqtarin