Ashtu siç priteje dhe ndodhi.

Spanja shënoi fitore ndaj Kosovës me rezultat 3-1, në ndeshjen e dytë për “Dardanëve” në këto kualifikime, por së paku arritëm të shënojmë njëherë në portën e vendasve që e dominuan gjatë tërë kohës, shkruan Korneri.net

Kosova u mbajtë për 34 minuta e më pas pranoi dy gola të shpejtë nga Dani Olmo dhe Ferran Torres. Në pjesën e dytë Spanja pak u ndal, kurse Kosova nisi të luante më agresiv dhe më një presing të lartë me çka detyruam portierin Unai Simon të gabojë, dhe Besar Halimi shënoi eurogol nga rreth 40 metra.

Kur pritëm ndoshta që ta bëjmë befasinë më të madhe, shpejt spanjollët shënuan edhe golin e tretë më anë të Gerard Moreno me kokë për rezultatin final.
Spanja vazhdon marrshin tutje duke shënuar fitoren e dytë dhe një barazim, kurse Kosova pësoi humbjen e dytë. /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here