Dhimbjet e kokës kanë nisur për trajnerin e Spanjës, Julen Lopetegui i cili po vuan nga mungesa e lojtarëve të shumtë për ndeshjen kundër Italisë dhe Shqipërisë në kuadër të eliminatoreve të Kampionatit Botëror “Rusi 2018”.

Pas largimit të mbrojtësit Javi Martínez nga grumbullimi për arsye dëmtimi, trajneri iberik duhet t’i bëjë llogaritë edhe me mungesa të tjera.

Gjatë seancës të ditës së hënë mesfushori i Atletcio Madridit, Saul Niguez, e ndërpreu stërvitjen me grupin duke punuar vetëm nën kontrollin e fizioterapistit.

Ndërkohë, as mesfushori i Bayern Munichut, Thiago Alcantara nuk është stërvitur me pjesën tjetër të skuadrës.

Artikulli paraprakBaloteli do të rikthehet në Itali… me një kusht
Artikulli tjetërFormacioni i Kroacisë përballë Kosovës [FOTO]