Spanja e ka fituar ndeshjen e sontme ndaj Francës me rezultat 0:2, ku protagonist ishte edhe gjyqtari kryesor i ndeshjes, pasi anuloi një gol të francezëve pas videoshikimit dhe pranoi golin e dytë të spanjollëve po pas veprimit të njejtë.
Fitoren e sontme Spanjës i’a sigurian David Silva nga penalltia dhe Deulofeu.

Duhet theksuar se me fitoren e sontme, trajneri i Spanjës Lopetegui vazhdoi me serinë e rezultateve pozitive pas emërimit trajner i “Furisë së kuqe” me gjashtë fitore dhe dy barazime.

Artikulli paraprakItalia pa humbje në të gjitha miqësoret ndaj Holandës
Artikulli tjetërMessi dhe Higuain munguan, Argjentina humbi menjëherë