Pas triumfit 1-0 ndaj Anglisë në finale, Spanja ka shkruar historinë duke fituar për herë të parë ndonjëherë trofeun e Kupës së Botës për femra.

Ndeshja finale dhuroi një spektakël të vërtetë, megjithatë spanjollet ishin ato që diktuan ritmin.

Takimi u vendos që në minutën e 29’, me Carmona Garcia që gjeti rrugën drejt rrjetës dhe i dhuroi avantazhin ekipit të saj. Në pjesën e dytë Spanja pati mundësinë për të dyfishuar rezultatin, megjithatë në minutën e 70’ Hermoso humbi goditjen nga pika e bardhë e penalltisë.

Në fund gjithçka u mbyll me rezultatin 1-0, me Spanjën e femrave që feston një moment historik në futboll.

Artikulli paraprakNapoli po e bën mesfushën guri, ja kush vjen te kampionët
Artikulli tjetërDënim i rëndë për Mac Allister, për Klopp nuk ishte karton i kuq