Kosova do të përballet me Spanjën në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror, Katari 2022.

Sipas gazetës spanjolle “EL PAIS”, bazuar në burimet e Këshillit të Lartë të Spanjës për Sporte (CSD), agjenci qeveritare spanjolle, është duke u kërkuar një formulë që do të negociohet me FIFA për të zgjidhur problemet (vizat, flamurin dhe himnin) siç është bërë me KOK në Lojërat Mesdhetare në Tarragona, në verën e vitit 2018, kur sportistët kosovarë u ‘detyruan’ të defilojnë nën flamurin e Komitetit Olimpik.

Kjo apaolutisht nuk duhet të ndodh apo më saktë nuk duhet lejuar nga krerët e FFK-së, por edhe të pushtetarëve të Kosovës, pasi kjo automatikisht e zbeh shtetin e Republikës së Kosovës, pavarësisht se Spanja nuk e njeh Kosovën si shtet. /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here