Klubi i Interit nuk do të ushtrojë të drejtën për të blerë kartonin e Cancelos dhe Rafinhas, ndonëse të dy lojtarët kanë dhuruar paraqitje mëse pozitive te zikaltërit dhe tifozeria shpresonte që të qëndronin për vitin e ardhshëm në Champions.
Vetë Luciano Spallettti, në konferencën për shtyp ku u konfirmua rinovimi i tij, sqaroi se pse nuk mund të paguheshin shifra të larta për dy lojtarët, pasi përndryshe klubi rrezikonte sanksione të rënda nga UEFA.
“Ata që kanë gjetur marrëveshjen me UEFA-n ishin drejtuesit e mëparshëm. Ne i kemi trashëguar dhe duhet t’i respektojmë, llogaritë duhet ët dalin në fund dhe për këtë arsye klubi duhet të ketë financa të shëndosha, si në çdo klub.
Specialistët do të merren më këto gjëra dhe kur të mbarojmë, do të kemi mundësi të investojmë më shumë. Është e vështirë të marrësh lojtarë me emër. Kjo është arsyeja pse nuk mund të paguhet për të blerë Cancelo e Rafinha”, deklaroi ai para gazetarëve.