Interi është duke shikuar përreth që të gjejë një zëvendësues të Joao Cancelo.

Portugezi i cili është në pronësi të Valencias, kushton 35 milionë euro, shifër kjo e lartë për klubin nga Corse Vittorio Emanuele, jo pse është i shtrenjtë, mirëpo po invenstohet diku tjetër, përcjell Korneri.net

Por, vjen një asistim nga Luciano Spalletti i cili, sipas La Gazzetta dello Sport, e ka telefonuar anëtarin e Romës, Alessandro Florenzi. Thuhet se trajn eri i ka thënë 27-vjeçarit se nëse nuk gjenë shumë hapësirë te Roma apo nuk e vazhdon kontratën (që i përfundon më 2019), do të ishte i mirë se ardhur te Inter.

Është e vërtetë se kjo marrëveshje nuk do të jetë aspak e lehtë sepse Florennzi është romanist dhe shumë vështirë apo fare nuk e mendon largimin nga Roma, mirëpo një është e sigurtë se ai do të kishte vend të sigurtë te Inter pasi Cancelo do të largohet pas një muaji në drejtim të Valencias, dhe Florenzi do të ishte i pazëvendësueshëm në krahun e djathtë. /Korneri.net

Artikulli paraprakTitulli përcaktohet në xhiron e fundit
Artikulli tjetërZenit lejon Mancinin të ulet në stolin e Italisë, i pranon dorëheqjen