Sipas raporteve të prestigjozës britanike “The Sun”, Inter dhe Liverpool do të tentojnë gjatë verës që të transferojnë yllin e Manchester City, David Silva.

Raportohet se 31 vjeçari tashmë është në bisedime me Man City për zgjatjen e kontratës e cila i skadon në 2019.

Nëse gjithçka nuk shkon siç duhet, Liverpooli është i gatshëm t’i dëgjojë kërkesat e spanjollit që e sheh si zëvendësues të Adam Lallana.

Po ashtu edhe gjiganti i Serie A e sheh Silvan si një aset shumë të rëndësishëm për skuadrën për sezonin e ardhshëm./Korneri.net.

Artikulli paraprakZyrtare: Argjentina nuk e fton yllin e Interit për dy ndeshjet miqësore të radhës
Artikulli tjetërBefason Marotta: Napoli apo Roma konkurentë për titull? Jo, këtë skuadër e shoh si rival të rrezikshëm për Juventus-in