Gareth Southgate, trajneri i kombëtares angleze, është shprehur se asnjëherë nuk është koha e duhur për të zhvilluar një ndeshje me Italinë.

Duke folur për mediet italiane në prag të sfidës së parë për eliminatoret e EURO 2024, trajneri theksoi se do të kenë një përballje të vështirë.

“Nuk është asnjëherë koha e duhur për t’u ndeshur me Italinë. E dimë se do të jetë e vështirë, veçanërisht në Napoli, por mezi presim të luajmë”-deklaroi Southgate.

Artikulli paraprakHolanda në “kaos”, pesë futbollistë infektohen me virus
Artikulli tjetërDy akuza ndaj Ademit, Gjykata e Prishtinës merr masën e sigurisë ndaj kreut të FFK-së