Paulo Sousa do të largohet nga Fiorentina. Lajmi nuk është ende zyrtar, por sinjalet janë të qarta pasi portugezi nuk i ka përmbush kërkesat e klubit. Por, gjatë orëve të mbrëmjes në një hotel në Firence, u pa një dirigjent i klubit të Dortmundit që pati takim me trajnerin.
Gjermanët kërkojnë trajner të ri sepse me shumë gjasa edhe pse edhe ky zyrtarisht mësohet se Thomas Tuchel po pritet ta zëvendësoj Arsene Wengerin te Arsenali.
Paulo Sousa ka qenë dikur jesë e Dortmundit si futbollist kur në finalen e Ligës së Kampionëve në vitin 1997, e kishte mposht Juventusin.