Një penallti për Fiorentinan nuk e gjykoi, kartoni i kuq i kapitenit Rodriguez nuk ishte, dhe këto dy epizode ndikuan direkt në rezultat në ndeshjen fantastike Inter-Fiorentina 4:2. Skuadra nga Firenca u “shkatërrua” nga gjyqtari kryesor Antonio Damato dhe sipas trajnerit jashtëzakonisht të frustruar të Fiorentinas, Paulo Sousa, ky gjyqtar nuk meriton të referojë në Serie A.

damato

“Janë gabime aq të mëdha saqë është e tepërt edhe të komentohet pasi të gjithë e panë se çfarë na bëri mbrëmë në Meazza. Referimi i tillë nuk meriton të jetë në elitën e futbollit italian sepse për mua një gjyqtar si Damato duhet të referojë në Lega Pro, e jo në Serie A”, tha Sousa për mediat italiane.

Flitej shumë se Sousa do të shkarkohej nëse humbë nga Inter, por Fiorentina  edhe pse luajti për më shumë se 50 minuta me një futbollist më pak, ishte skuadër më e mirë se Inter, dhe ndryshimi i trajnerit nuk do t’i sjellte asnjë ndryshim pozitiv.

Artikulli paraprakHumbi jetën në tragjedi, viktima i shënoi Real Madridit këtë gol të ‘çmendur’ [VIDEO]
Artikulli tjetërMourinho troket në dyertë e Chelsea-t!