Na ndajnë vetëm edhe pak orë ndoshta edhe nga ndeshja vendimtare për titull të kampionit në La Liga.

Në Camp Nou takohen lideri Barcelona dhe Atletico Madrid që është në pozitën e dytë me vetëm pesë pikë më pak se katalunasit, shkruan Korneri.net

Barazimi në ndeshjen e fundit për Barcelonën te Las Palmas, jo që ishte vetëm befasi, por edhe e rihapi seriozisht titullin e kampionit, por në rast se sot Barcelona fiton, atëherë mund të konsiderohet i mbyllur kampionati, ndërsa në rast të barazimit apo fitores eventuale të madrilienëve, do të jetë kampionati i dytë pas Serie A, që do të jenë dy skuadra pretenedente për titull, sin ë asnjë kampionat tjetër të fortë në Kontinentin e vjetër.

Do të jetë përballje e sulmeve të frikshme me Messi-Suarez dhe Costa-Griezmann, por pa asnjë dyshim lufta më e madhe do të zhvillohet në mesfushë aty ku mund edhe të thyehet ndeshja.
Atletico Madrid është skuadra me mbrojtjen më të mirë në Spanjë, kurse Barcelona me sulmin më të mirë, andaj nëse bazohemi në këto dy statistika, mund të konludojmë se gola mund të ketë pak, por luftë në çdo cep të fushës po.

Ndeshja nis në ora 16.15 dhe do të transmetohet në të gjithë botën. /Korneri.net

Artikulli paraprakGafë e madhe me Cristiano Ronaldon
Artikulli tjetërLajm shokues: Gjindet i vdekur reprezentuesi italian