Edhe një javë shumë interesante në Vala Superligën e Kosovës në futboll.

Të premtën dhe të shtunën u zhvilluan katyër ndeshje të cilat kryesisht dhanë rezultatet të prithsme pasi Llapi fitoi te Vllaznia 0:1, Liria e mposhti në Prizren kampionin aktual Trepça ’89 poashtu 1:0, Prishtina e fitoi derbin lokal me Flaumtarin 0:2, kurse minimalisht 1:0 fitoi edhe Drenica ndaj Vëllaznimit në Skenderaj.

Të dielen (sot) luhen edhe dy ndeshje nga ora 16.30, të cilat edhe e mbyllin xhiron e dytë.
Besa e pret Dritën në Pejë, ndërsa Gjilani luan kundër Feronikelit.
Supersport Kosova do të bëjë transmetimin direkt dhe ekskluziv nga Gjilani, pasi shihet si ndeshje e paparashikueshme dhe dramatike nga fillimi e deri në fund. /Korneri.net

Artikulli paraprakGarë e madhe për Jamie Vardy
Artikulli tjetërMontella fton Biglia dhe Kalinic