Pas zyrtarizimit të trajnerit Petar Mijovic, Sigal Prishtina është vënë në ndjekje të përforcimeve të reja për edicionin e ri 2016/17.

Kampioni aktual i Kosovës, pas largimeve të kontigjentit të huaj nga përbërja, ka humbur edhe shërbimet e basketbollistit më të mirë kosovar Dardan Berisha. Kjo i ka shtyrë drejtuesit e ‘Bardhekaltër’, që përforcimet e para ti kërkojnë brenda Kosovës, në mënyrë që të krijojë fond cilësorë të basketbollistëve .

Korneri.net mëson nga burime të afërta se lojtari i parë i cili pritet të prezantohet te Prishtina, do të jetë i rikthyeri Granit Rugova, madje prezantimi i tij pritet të jetë pikërishtë sot në ora 13:00, kur edhe do të mbahet konferenca e rradhës e kryeqytetasëve.

Rugova konsiderohet një nga lojtarët më të mirë në Kosovë, andaj përvoja e tij mund të jetë ndihmesë e madhe për objektivat e Sigalit në edicionin e ri.

Reprezentuesi kosovar karierën prej basketbollisti e ka nisur pikërishtë te Sigal Prishtina, ndërkohë me shumë sukses në vitin e kaluar ka mbrojtur ngjyrat e Bashkimit.

rugova

Artikulli paraprakAC Milan – Adnan Januzaj: Konfirmohet e vërteta…
Artikulli tjetërKovacic në Serie A? Përgjigjet kroati..?