Sot, në Zyrih të Zvicrës, në orën 14:00, do të hidhet shorti për eliminatoret e Kupës së Botës “Rusi 2018”.

E gjithë vëmendja është tashmë përqendruar tek goglat të cilat do të përcaktojnë shortin e “Play Off-it”, shkruan “Independent”.

FIFA ka publikuar renditjen e re të përfaqësueseve pas ndeshjeve të fundit të kualifikimeve për Kupën e Botës.

Zvicra (11), Italia (15), Kroacia (18) dhe Danimarka (19) do të jenë në vazon e parë, ku nuk mund të përballen me njëra tjetrën.

Ndërsa në vazon e dytë bëjnë pjesë: Irlanda veriore (23), Suedia (25), Irlanda (26) dhe Greqia (47).

Sigurisht, rrezikohen edhe përplasje të forta, si ajo që mund të jetë mes Danimarkës dhe Suedisë (derbi skandinav), por edhe mes Kroacisë dhe Greqisë (derbi i Ballkanit).

Ndeshjet e play-off do të zhvillohen më 9-11 dhe 12-14 nëntor.

Artikulli paraprakStarton edicioni i ri në NBA, na presin menjëherë dy ndeshje të mëdha
Artikulli tjetërTakaj: Premio të majme lojtarëve nëse mposhtin Partizqnin e Beogradit