Lionel Messi dhe Barcelona janë vendosur për një javë të madhe që do të përcaktojë të ardhmen te tyre, pasi që argjentinasi po largohet nga Nou Camp?

33-vjeçari ka informuar klubin spanjoll për dëshirën e tij për t’u larguar këtë verë, duke u thënë atyre përmes “burofax” se ai pret që të largohet falas, e jo klubi katalunas të fitoj para të majme nga shirja e tij, një vit para fundit të kontratës, përcjell Korneri.net

Presidenti i klubit Josep Bartomeu e ka bërë të qartë se klubi është i përgatitur të luftojë me dhëmbë për lojtarin. Ajo ka kulmuar në bisedime kokë më kokë, me babanë e Messit, Jorge, i cili ka fluturuar nga Argjentina në Spanjë për t’u ulur me klubin. Kjo përballje do të zhvillohet këtë pasdite dhe ju lexues të Korneri.net mund të ndiqni të gjitha të rejat dhe azhurnimet më të fundit nga saga më e madhe e transferimit në historinë e fundit në portalin tonë. /Korneri.net

Artikulli paraprakEdhe një holandez te Man.United: A do të ketë sukses si disa paraardhës të tij apo do të jetë si Depay
Artikulli tjetërPSG e ka afër transferimin e anëtarit të Arsenalit