Ishte 1 maj 2005, dhe në Camp Nou Barcelona e drejtuar nga i papërsëritshmi Ronaldinho përballej me Albaceten në La Liga. Pranë rezultatit 1:0 për blaugranët dhe golin të cilin e kishte shënuar Samuel Eto’o, në minutën e 86 në lojë inkuadrohet një futbollist i ri 17-vjeçar, Lionel Messi. Pak kush kishte dëgjuar për të deri në atë mbrëmje, por pak minuta i mjaftuan që të vërehet talenti i tij i madh në futboll.

Tre minuta më vonë merr një top nga Ronaldinho dhe djaloshi i ri shënoi gol, por i anulohet për shkak të pozicionit jashtë loje. Por, vetëm dy minuta më vonë pas një akcioni identic me të parin, Ronaldinho asiston për Mesin i cili në mënyrë mjeshtërore e paraboloi portierin Raul Valbuena për të shënuar golin e dytë të Barcës dhe të parin të tij në karrierë.

Festa ishte e madhe nga të gjithë në stadium e sidomos nga bashkëlojtarët të cilët sikur e dinin se prej këtij djaloshi të ri do të formohet një super-futbollist një lojtar që do të bëhet më i miri ndonjëherë.
Lionel Messi e barti në shpinë pëe disa sëkonda Ronaldinhon ndërsa në fytyrën e tij vërehej gëzimi i një fëmiu të talentuar, kurse talentin e tij e kishte vërejtur vet Ronaldinho që pas ndeshjes pati deklaruar se Messi do të bëhet një fenomen, dhe fjalët e tij dolën të jenë të sakta.

Sot, Messi ka shënuar më shumë se 500 gola në karrierë, dhe hynë në mesin e futbollistëve më të mirë që ka pasur bota e futbollit, por assesi nuk guzojmë të themi se do të jetë i fundit…

Artikulli paraprakDybala: Përmes Gattusos ka kërkuar fanellën e një ylli të madh botëror!
Artikulli tjetërArsenali gati ofertën e majme për francezin