Europa League rikthehet me ndeshjet e pesta në grupe. Sot do të vendosen disa prej kualifikimeve.

Manchester United në Old Trafford do të presë, Feyenoordin në përballjen direkte që do të vendosë se cila nga të dyja do të kalojë në fazën e eliminimit direkt. Ekipit të Mourinho i duhet fitorja ndërsa barazimi do ta mbante në ankth edhe në ndeshjen e radhës. Interi ka mundësinë e fundit për të mbajtur gjallë shpresat për të vazhduar qëndrimin në këtë kompeticion. I duhet jo vetëm të fitojë ndaj izraelitëve të Hapoel Beer Sheva por edhe të shpresojë deri në ndeshjen e fundit.

Zurich i Armando Sadikut pret Villarealin. Sulmuesi shqiptar shënoi një supergol në sfidën e luajtur në El Madrigal. Pritet që të përpiqet të ndihmojë në të njëjtën mënyrë skuadrën edhe në këtë ndeshje. Kualifikimi nuk është ende i sigurt.

Kapiteni i kombëtares Ansi Agolli do të jetë në fushë kundërshtare përballë Slovan Liberec.

Në takimet e tjera Roma pret Viktoria Plzen, Athletic Bilbao-Sassuolo është një tjetër ndeshje me shumë rivalitet, interesante do të jetë edhe Olympiacos – Young Boys.

Artikulli paraprak10 herë radhazi futbollist i vitit në Seudi, nuk do ta besoni se me çka nderohet Ibra nga…
Artikulli tjetërNapoli barazoi me Dinamo Kievin, mediat italiane kritika të ashpra edhe ndaj Hysajt