18-herë kampioni italian Milan ka arritur të shënojë fitore plotësisht të merituar në udhëtim te Bologna, në një ndeshje me shumë të papritura gjatë 90 minutave lojë.

Ishte Paletta i pari që u përjashtua nga ky takim kur në minuan e 37 u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë. Ndërsa në minutën e 59 Kucka u përjashtua nga loja, që gjithashtu u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

Golin e fitores në këtë takim e shënoi Pasaliq në minutën e 89, pas asistimit nga Deulofeu.

Me këtë fitore Milani arrin në kuotën e 40 pikëve dhe mban vendin e shtatë, kurse Bologna mban vendin e 13-të me 27 pikë.

Artikulli paraprakLajmi i fundit: Montella në rrezik, ja kush është duke përcjellur nga afër Bologna – Milan
Artikulli tjetërBarcelona mëson finalistin e Coppa del Rey