Serie A po merr formën e saj pasi sonte në ora 19.00 do të hedhet shorti për edicionin 2017/18. 20 skuadra sivjet do të kërkojnë për t’i realizuar objketivat që kanë, ndërsa duhet shtuar se edhe sivjet si në asnjë kampionat tjetër evropian, në Serie A do të jenë sërish pesë derbi lokal.
Kur jemi te derbit atëherë duhet thënë se që në xhiron e parë mund të kemi ndeshje të madhe. Një është e sigurtë se Inter do të luaj në shtëpi, kurse Milan dhe Roma në udhëtim. Kampioni aktual Juventus dhe Napoli nuk e kanë të definuar se ku dë të luajnë sepse kjo varet nga shorti, por shumica po presin që në xhiron e parë mund të kemi (big match) Juventus- Milan, që dë ta bënte atë mbrëmje botën për vete sepse deshtëm apo jo ta pranojmë, sivjet kampionati italian do të ketë shikueshmëri enorme në tërë plaenetë. / Korner.net