Ole Gunnar Solskjaer pas humbjes nga Villarreal në finalen e Ligës së Evropës, me sa duket mbetet trajneri i Manchester United edhe sezonin e ardhshëm, pavarësisht nga fakti se United përfundoi një sezon tjetër pa trofe.

Sipas Guardian, norvegjezi jo vetëm që do të mbetet trajner, por sot ai i dorëzoi drejtuesve të klubit një listë me katër emra që ai do të dëshironte të shihte në ekipin e tij për sezonin e ardhshëm. Lista përfshinë mbrojtësin e Villarreal, Pau Torres, mesfushorin e West Ham, Declan Rice, anësorin e Borussia Dortmund, Jadon Sancho dhe sulmuesin e Tottenhamit, Harry Kane, përcjell Korneri.net

Ky operacion do t’i kushtonte United rreth 300 milionë euro, dhe Raphael Varane nga Real Madrid është në radarin e United, i cili do të kushtonte 60 milionë euro shtesë. Se si administrata do t’i përgjigjet kërkesës së Solskjaer nuk dihet ende. /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here