Historia që lidhet me kalimin e mundshëm të Jadon Sancho te Manchester United vazhdon të mbajë tension.
Sipas ESPN, Ole Gunnar Solskjaer nuk do të ishte i gatshëm të presë pafundësisht lojtarin e Borussia Dortmund, pasi nuk ka kohë shumë për pushime, për shkak se edicioni i ri fillon shumë shpejtë dhe trajneri norvegjez dëshiron të dijë se a është Dortmundi gati për negociata më të shpejta, përcjell Korneri.net
Menaxheri i “Djajve të Kuq” në fakt do të dëshironte që klubi të shpejtojë operacionet për të arritur tek sulmuesi, por problem i vetëm qëndron te çmimi i cili nuk do të jetë më i lirë se 90 milionë euro, që për momentin klubi anglez po heziton t’i shpenzojë. /Korneri.net