Edhe një tjetër futbollistë i “tripletës” së famshme te Interit duket se do të rikthehet në Serie A, dhe pikërisht te Sampdoria.
Pas aventurës një vjeçare të Samuel Eto’o, në të njëjtin klub pritet të transferohet holandezi i famshëm Wesley Sneijder, shkruan Korneri.net.
Mediat në Turqi dhe Itali, janë mjaftë të sigurta për një transferim të tillë sepse Galatasaray ka transferuar dhe vazhdon të kërkojë lojtarë në rolin e Sneijder, ndërsa ky i fundit thuhet se nuk e ka refuzuar kthimin në kampionatin italian.
Është duke i diskutuar vetëm paga e lojtarit e cila është shumë e lartë te skuadra turke 4 milionë në vit, dhe me gjasë vet lojtari do të merr më pak te Sampdoria në mënyrë që të luajë në vazhdimësi. /Korneri.net