Trajneri i Kombëtares së Gjermanisë ka shpallur sot paradite listën paraprake të lojtarëve që do të marrë me vete në Botërorin “Rusi 2018”. Joachim Low, ka surprizuar me zgjedhjet e tij, ndërsa vihen re shumë emra, që nuk janë thirrur në Kombëtare.
Ai ka çuditur me sulmuesin e Bayern Munchen, Sandro Wagner, të cilin e ka lënë jashtë listës së emrave. Gjatë seancës së stërvitjes, ai është fotografuar duke qarë teksa bënte nxehjen me shokët e skuadrës.
Sipas gjermanes “Bild”, ai është ngushëlluar nga shokët e ekipit.
“Nuk mund ta kuptoj. Po të ishte për mua, ai do të ishte në Rusi,”-u shpreh trajneri i bavarezëve, Jupp Heynckes.
Ndërsa Loë ka theksuar: “Nuk ishte një vendim kundër Sandros, ai e ka vërtetuar klasin e tij gjithmonë te kombëtarja. E di shumë mirë se sa e rëndë është një lajm i tillë për lojtarët. Por këto vendime merren gjithmonë për të mirën e ekipit”.