Roma ka bërë përparim në bisedime për të mbajtur Chris Smalling pasi ata pajtohen me kushtet e Manchester United mbi një marrëveshje tjetër huazimi.
Klubi italian që është ndarë shuë i kënaqur me mbrojtësin anglez, është në finalizim të marrëveshjes me “djajtë e kuq”, për huazim tjetër një vjeçar me mundësi të blerjes së kartonit të tij në fund të sezonit 2020-21, përcjell Korneri.net
Manchester United nuk dëshiron të llogaritë në lojtarin e vet, por fakt është se Smalling nuk po dëshiron në asnjë mënyrë të luaj më për Man.United pasi është i dashuruar me klubin italian, kampionatin dhe qytetin, ndërsa disa herë ka deklaruar se te Roma është rilindur.
Çmimi fillestar prej rreth 25 milionë eurosh të kërkuara nga Man.United, janë refuzuar menjëherë nga Roma, prandaj pritet që pas një viti ky çmim të zvogëlohet përgjysmë. /Korneri.net