Liverpool është në qendër të kritikave nga mediet britanike.

Sky Sport në kronikën e përjavshme rreth notave të futbollistëve, ka pasakruar kampionin aktual Liverpool, që është gjunjëzuar nga kampioni i edicionit të kaluar Man.City me rezultat 4-0, pavarësisht se titulli i “reds” u zyrtarizua javën e kaluar, përcjell Korneri.net

Pas nokautit të rëndë mbrëmë në fushën e Manchester Cityt, Sky Sports UK, u hedh në sulm drejtë  kampionit anglez. Robertson dhe Joe Gomez, morën notën 3 pasi ishin më të dobëtit në fushë. Keq kaluan edhe Firmino dhe Manè, kurse shpëtoi vetëm Salah. Shkëlqejnë yjet  De Bruyne dhe Sterling, protagonistët e mbrëmjes, të dy morë notën  9, duke qenë lojtarët më të mirë në fushë. /Korneri.net

Artikulli paraprakDortmundi mbledh talentët anglez, ky është përforcimi i ardhshëm
Artikulli tjetërFormacionet zyrtare: Vushtrria-Flamurtari