Lajmi i fundit i para pak minutave që erdhi direkt nga Sky Sport Italia, që çdo një orë ka rubrikën e ndarë për transferime, ka raportuar se Milan dhe Torino kanë pasur bisedat e para serioze për supersulmuesin italian Andrea Belotti, shkruan Korneri.net.
Thuhet se oferta e parë e Milanos nuk ka qenë shumë e lartë pavarësisht se çmimi i futbollistit është rreth 100 milionë euro, por strategjija e rosonerëve është kjo.
Do t’i ofrojnë 70 milionë euro, dhe ndonjë futbollistë që nuk i duhet Milanos, por mund të kryejë punë shumë te Torino.
Duket se do të jetë një marrëveshja e gjatë, por edhe e ralizueshme. /Korneri.net

Artikulli paraprakTjetër transferim nga Arsenal te Man.City
Artikulli tjetërItalia fantastike, Uruguaji deklasohet