Borussia Dortmund dëshiron të mbajë golashënuesin e saj më të mirë Erling Haaland, për të cilin janë të interesuar klubet më të forta nga Anglia, Franca, Italia, Spanja.

 Ata do të përpiqen ta bëjnë këtë me një ofertë për të zgjatur bashkëpunimin me një rritje të madhe të pagës së tij e cila nuk është as tani e vogël, por do të dyfishohej, përcjell Korneri.net

Haaland aktualisht është duke u riaftësuar nga një lëndim i kofshës dhe është e diskutueshme nëse ai do të kthehet në fushë këtë vit për klubin për të cilin luajti 69 ndeshje, me një performancë prej 70 gola dhe 19 asistime. Bëhet e ditur se ai mund të largohet nga klubi verën e ardhshme nëse gjendet një i interesuar që do të paguante 75 milionë euro për të. Sipas mediave, të tilla janë disa në shumicën e ligave më të forta evropiane.

Borussia tashmë ka bërë të ditur se nuk është e gatshme të heqë dorë nga ai pa luftë dhe mediat tani po zbulojnë se cili është plani i klubit. Sipas Sky, Borussia është gati të rrisë pagën e tij nga nëntë në 18 milionë euro në sezon për të qëndruar. /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here