Edhe në Kupën e Gjermanisë gjërat shkuan mirë pasi fitore shënuan të gjitha skuadrat e mëdha apo ato që luajnë në Bundesliga1.
Borussia Dortmund fitoi 0:5 te Magdeburg, kurse Bayer Leverkusen mposhti në shtëpi 4:1 Union Berlin.
Frankfurt pa asnjë problem realizoi fitore në udhëtim 0:4 te Schweinfurt, ndërsa minimalisht dhe vlefshëm apo në çerekfinale kaloi edhe B.Mgladbach pasi mposhti 0:1 Dusseldorf.


Schalke e kaloi me sukses pengesën Wehen, sikurse Ingolstadt që fitoi 1:3 në udhëtim te Greuther Furth.
Paderborn fitoi 2:0 në shtëpi me Bochum, kurse pas vazhdime 3:2 fitoi Mainz ndaj skuadrës së dytë në Bundesliga 2, Holtein Kiel. /Korneri.net

Artikulli paraprakValencia dhe Sevilla me një këmbë në çerekfinale të Copa del Rey
Artikulli tjetërNketiah e shpëtoi Wengerin, Arsenali vetëm pas vazhdimeve mposhti Norwich-in