Kur ju flisni për skuadrën më të vlefshme në botë, nuk duhet marrë parasysh vetëm vlera e transferimit. Duhet llogaritur edhe vlera aktuale e lojtarit. Pra, më mirë të themi, një përzierje mes të dyjave.

Duke marrë parasysh shumën e të gjitha klubeve në pesë ligat kryesore të Europës, që janë shpenzuar për të ndërtuar skuadrat e tyre dhe vlerën aktuale të çdo ylli, në bazë të numrave të observatorit “CIES Football”, ne mund të zbulojmë Tottenham, si klubin e dytë më të vlefshëm në kontinent.

Një zbulim befasues, që tregon se “Spurs”-at e Mauricio Pochettino kushtojnë 236 milionë £ së bashku. Vlera e tyre aktuale është 689 milionë.

Vetëm Barcelona mund të mburret me një total të mire, në vlerën e 506 milionë £, edhe pse një pjesë e vogël e yjeve të saj, në fakt, si Lionel Messi dhe Andres Iniesta, janë produkte të akademisë.

Natyrisht, e njëjta gjë mund të thuhet për Tottenham, me lojtarë të tillë si Harry Kane. Por, si qëndron kjo qasje te pjesa tjetër e Premier League? Në shikim të pare, kjo do të duket të jetë gjithë-gjithë një lajm i mirë, me Leicester, Arsenal, Liverpool dhe Southampton në “top 10”. Kampionët e Leicester mbajnë vendin e katërt, “sanduiç” mes Atletico dhe Real Madridit, me një diferencë prej 305 milionë £. Jashtë “top 10” mbeten Chelsea, West Ham, Watford dhe madje edhe Sunderland, Bournemouth, Swansea, Everton dhe Manchester City./Telesport/.

Artikulli paraprakMilan fillon operacionin e quajtur “Luiz Gustavo”, gjithçka mund të përmbyllet nëse…
Artikulli tjetërGjyqtarët së shpejti do të trajnohen për “të nuhatur” kurdisjet