Nëse një skuadër evropiane mund të ankohet për fat të keq, atëherë pa dyshim se është Milan. Me iniciativë të plotë në lojë, rastet e panumërta, shtylla e qëlluar dhe pritjet e portierit Viviano edhe nga 3-4 metra dhe në fund ta humbësh ndeshjen, kjo i ndodh vetëm rosonerëve.

Sampdoria pati një mundësi në pjesën e parë, asnjë në të dytën përveç penalltisë së dhënë, dhe i shkëputi tri pikë nga San Siro të cilat nuk i bëjnë punë asgjë. Golin e vetëm e shënoi Luis Muriel. Me këtë humbje, Milan definitivisht i humbi gjasat që të luajë në Evropë vitin tjetër pasi nuk është se po e meriton një gjë të tillë.

 

Artikulli paraprakDraxler e fton Ozilin te PSG
Artikulli tjetërVIDEO – Mesfushori shqiptar ‘bombardon’ portën e Partizanit të Beogradit