Skuadra modeste ruse Rostov ka shokuar botën e futbollit, pasi sonte mposhti gjigantin bavarez Bayern Munchen me rezultat 3:2, në kuadër të rrethit të pestë të fazën së grupeve në Champions League.

Douglas Costa kaloi i pari Bayernin në epërsi në minutën e 35-të, nëntë minuta para se Sardar Azmoun të barazonte rezultatin në 1 me 1.

Në pjesën e dytë, rusët kaluan dy herë në epërsi. Dmitri Poloz shënoi për 2 me 1 në minutën e 50-të, dy minuta para se Juan Bernat të barazonte rezultatin.

Në minutën e 67-të, Christian Noboa “shtangu” Manuel Neuerin nga gjuajtja e lirë për 3 me 2.

Në tabelën e këtij grupi prin Atletico me 12 pikë, por me një ndeshje më pak se Bayerni. Bayerni ka nëntë si i dyti, Rostovi katër e PSV në fund vetëm një.

Artikulli paraprakLojtar i Juventusit, tifoz i Milanos!
Artikulli tjetërSigal Prishtina realizoi fitoren e parë në FIBA Europe Cup, por eliminohet si e fundit në…